Ambasada gjermane në Tiranë ka deklaruar mbështetjen për Shqipërinë, pas çeljes së negociatave me BE, që i hap rrugë anëtarësimit të sigurt të vendit në bllok.
Në një deklaratë, ambasada thekson se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen për zbatimin e reformës në drejtësi.
Gjithashtu, theksohet se synimet kryesore janë Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“?? | Bisedimet për anëtarësim në BE ?? kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor”, shkruan ambasada, teksa ka shpërndarë deklaratë e prezencës së BE në Shqipëri për miratimin e hartës së re gjyqësore. /abcnews.al