Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nedved: Allegri i duhuri për Juventusin! Shorti? Jemi në grup të ekuilibruar

schedule21:18 - 26 Gusht, 2021

schedule 21:18 - 26 Gusht, 2021

Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i Juventusit, pas hedhjes së shortit të Champions League ka folur në lidhje me grupin që u ka rënë bardhezinjve. Chelsea kampion në fuqi, Zeniti dhe Malmo janë rivalët e klubit nga Torino.

“Këtë vit ka shumë grupe të ekuilibruara, sikurse është edhe grupi ynë. Ne e dimë forcën e Chelsea, por edhe Zeniti e Malmo janë skuadra të mira. Natyrisht objektivi ynë është të kalojmë në fazën me eliminim.

Champions është një kompeticion shumë i komplikuar, ku detajet bëjnë diferencën. Me kthimin e Allegrit në stolin e Juventusit ka nisur një projekt i ri dhe ne jemi të sigurt që ai është trajneri i duhur.

Besojmë fort në ekipin tonë dhe jemi të sigurt që entuziazmi do të luajë një rol të rëndësishëm që nga ndeshja e parë në grupe”, është shprehur mes të tjerash ish-mesfushori i Juventusit, që në vitin 2003 humbi finalen kundër Milanit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!