Nebil Çika: Historia zyrtare duhet të rishkruaj Masakrën e Tiranës nga komunistët

schedule16:18 - 16 Nëntor, 2021

schedule 16:18 - 16 Nëntor, 2021

Nga Leontina Nika

Terrori komunist gjatë luftës arriti kulmin me masakrën masive në Tiranë nga 28 tetori deri në 16 nëntor 1944.  Përgjatë këtyre 3 javëve u pushkatuan pa gjyqe mbi 100 intelektualë në bodrumin e hotelit Bristol.

Nebil Çika, mbanë emrin e gjyshit të tij  i cili ishte një ndër gazetarët më në zë të kohës, publicist dhe përkthyes i shquar. Asokohe ai ishte korrespondent i “Reuters”, i cili u pushkatua në marshimin e komunistëve në Tiranë. Shqetësim kryesor për të nipin mbetet tjetërsimi i ngjarjes nga historia zyrtar dhe mos përfshirja në kurrikulat shkollore.

Në shenjë nderimi të viktimave te Masakrës së Tiranës, familjar e të afërm dhe disa deputet të opozitës ndezën qirinj dhe vendosen kurora  me lule pranë godinës së ish të përndjekurve politik. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!