“Neandertali” te njerëzit e sotëm/ Studimi: Zgjimi herët, trashëgimi e ADN së epokës së akullnajave

schedule15:53 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 15:53 - 16 Dhjetor, 2023

Nëse jeni një person që zgjoheni herët në mëngjes, e gjitha kjo mund të lidhet me preardhjen tuaj.

Janë këto rezultatet e një studimi që janë publikuar në revistën Shkencore Genome Biology and Evolution që ka zbuluar se një pjesë e ADN-së së Neandertalëve që mbetet tek njerëzit sot, lidhet edhe me zgjimin herët në mëngjes.

E gjitha lidhet me ritmin cirkadian, ritmi i cili sherben si udherrefyes per trupin e njeriut dhe na lejon të kuptojmë se kur është koha për të ngrënë, për të fjetur apo për tu zgjuar.

Për të realizuar këtë studim janë përdorur një grup prej 246 gjenesh të lidhura me këtë ritëm të trupit të njeriut.

Studiuesit përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar varante gjenetike të ndryshme, të cilat nxorrën në pah edhe lidhjen mes njerëzve të ditëve të sotme dhe neandertalëve.

Janë më shumë se 500 mijë vullnetarë që kanë dhënë informacionet gjenetike të tyre të cilat janë të paidentifikuara në mënyrë që studiuesit të mund të bënin këto studime në lidhje me njeriun e sotëm dhe parardhësve tanë.

Neandertalët janë një specie e zhdukur e njeriut që u shpërnda gjërësisht në botë përgjatë epokës së akullnajave nga 40 mijë vite më pare deri në 130 mijë vite më parë./abcnews.al