Në zonën industriale të Elbasanit ajëri 7 herë më i ndotur se norma, banorët të pashpresë

schedule15:32 - 2 Korrik, 2020

schedule 15:32 - 2 Korrik, 2020

Në mëngjes të dalësh tek Ura e 13, këtu nuk duket asnjë pallat. Ka shumë ndotje. Kam punuar vetë atje. Ndotësi më i madh në Elbasan është Kurumi. I ndezin në darkë dhe i fikin në mëngjes. Kjo ndotje vazhdon gjithë ditë”, shprehet një banor i zonës.

Ky banor i Bradasheshit ka punuar në repartin e petëzimit ose si njihet ndryshe të shkrirjes. Disa vite më parë la punë pasi u sëmur nga zemra dhe si shumë të tjerë po vuan pasojat e ndotjes së ajrit.

Unë kam 5 qind sëmundje po na lindin e fëmijë me sëmundje si diabeti. 80 përqind e fëmijëve janë me diabet, kur doli diabeti tek fëmijët? Ja arsyeja është ndotja. Ndotësi më i madh në Elbasan është Kurumi. Pas orës 10.20 të darkës deri në mëngjes, vjen erë e ndotjes së ajrit”, shprehet ai.

Këtu është katastrofë. Shkon ora 4 e mëngjesit dhe gjithë kohës vjen era, ka më shumë e një vit kjo situatë. Kjo situatë na ka shkatërruar.  Uzina s’ka filtra. Në mëngjes nuk hap dot dritaret”, shprehet një tjetër qytetar.

Eksperti i mjedisit Ahmet Mehmeti përmend me emra dhe ndotës të tjerë në këtë zonë ndërsa thotë se matja e fundit e nivelit të ndotjes tregon një të dhënë shumë alarmante.

Më problem është Kurumi dhe Albkromi, por ka  edhe më të tjerë që shkaktojnë ndotje. Ka mundësi të parandalohen duke vendosur filtra. Matjet e fundit që këmi bërë janë 2-3 deri 7 fish me e lartë se norma kombëtare shqiptare”, shprehet ai.

Përtej kostove në shëndet eksperti rendit dhe disa të tjera.

Ka një kosto shëndetësore dhe ekonomike sepse disa persona, nga sëmundjet dalin të papunë”, shprehet ai.

Specialist i mjedisit Mehmeti kërkon dhe ndërhyrje në ligj pasi së fundmi monitorimi i ndotjes që gjenerojnë fabrikat është lënë në ndërgjegjen e subjekteve.

Sot i është lënë në dorë operatorit të bëjë monitori. Ka në Francë dhe Gjermani po ato kanë aparatura që punojnë 24 orë në të gjitha ditët e vitit. Këtu tek ne e marrin specialistin kur ju do qejfi. Ligji shqiptar duhet të korrigjohet. Të vetëmonitorojnë kur të kenë pajisje. Jo njëherë në tre muaj”, ka thënë specialisti Mehmeti.

Për të pasur të qartë nivelin e ndotjes në qytetin e Elbasanit mbërritëm në zyrën Drejtorinë e mjedisit po këtu në këto momente edhe pse kemi dy orë që presm nuk është askush të na japë përgjigje për këtë shqetësim madhor që kanë qytetarët.

Burime jo zyrtare pranë Inspektoriatit të Mjedisit të Qarkut Elbasan thanë për ABC News se ky institucion do të transferohet në Berat. Po eksperti Ahmet Mehemet thotë se ky është një vendi i gabuar dhe argumenton duke dhënë dhe disa shembuj të ngjashëm.

Ka një histori të keqe për këtë punë. Duket se qeveria po merr masa për më mirë po po del më keq. Drejtoria e Arsimit ikën në Korçë, AKU ikën në Durrës. Ato ishin këtu dhe se bënin punën mirë. Decentralizimi s’po po krijon rregullin, por anarki. Është në kurriz të qytetarit. Ndotja është në Elbasan dhe po shkon në Berat”, ka thënë ndër të tjera Eksperti.

Banorët që bashkjetojnë prej vitesh me ajrin e ndotur duken të dorëzuar.

“Ku të ankohesh. Këtu është tmerr”, shprehet ai.

A mund të këtë zgjidhje?

Të vendosen filtra dhe të punohet me kujdes. Zona industriale janë vëzhgim dhe nga institucionet në Tiranë dhe Bashkia këtu të trokasë tek ministria se vetë nuk ka shumë në dorë për zonën industrial e ti kërkojë të merren masat përkatëse”, ka thënë ndër të tjera Mehmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!