“Në Vlorë, administrata inekzistente”/ Arben Meçe: Ligjin e bëjnë të fortët, e nevojshme ndërhyrja e qeverisë

schedule13:24 - 4 Korrik, 2025

schedule 13:24 - 4 Korrik, 2025

Analisti Arben Meçe thotë se në Vlorë, administrata është inekzistente, pasi ligjin e bëjnë të fortët, të cilët kanë zënë rrugët dhe parkimet.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se ishte e nevojshme në këtë moment, ndërhyrja e qeverisë.

“E vetmja hapsirë, që Rama e ka pasur të pambuluar, ka qenë depolitizimi i administratës. Çështja është, këto persona që marrin përgjegjësi ekzekutive, detyrimi i tyre është ligjor. Rama ka një mision tani. Ka 4 vjet për ta bërë një gjë të tillë. Qoftë Tirana, qoftë Vlora, kanë specifika. Në Tiranë po ndihet mungesa e energjive të Erionit. Erioni ka qenë energjik, punëtor. Pjesa e korrupsionit është tjetër gjë. Ai për korrupsion duhet të ndëshkohet.

Vlora ka problem serioz, Vlora ka rënë në gjumë. Atje shoh një Napoli të vërtetë, aty është mungesë, në Vlorë ligjin e bëjnë të fortët, administrata është inekzistente. Rrugët, parkimet janë okupuar. Është pushteti i të fortëve. Bashkia është inekzistente. Në këtë koncept, jo për krim të organizuar. Vlora ka probleme me menaxhimin. Rama i ka kapur në urgjencë. Ky revolucion është shumë i vonuar për mua. Por më mirë vonë se kurrë thuhet. Vlora kishte shumë nevojë për këtë ndërhyrje”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!