Milani ka nisur bisedimet për të firmosur me Lucas Vazquez si lojtar i lirë. Sipas Calciomercato, drejtori teknik i kuqezinjve, Paolo Maldini tashmë ka kontaktuar agjentin e lojtarit, megjithëse përparësia e spanjollit mbetet të qëndrojë në Real Madrid.
Sidoqoftë, 30-vjeçari nuk ka arritur ende një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në Madrid. Shoqëruesit e Vazquez kanë kërkuar një marrëveshje të re 4-vjeçare me 5 milion euro në vit, por as Real Madrid dhe as Milan nuk janë të gatshëm për të ofruar aq shumë për momentin.
Gjigandët e Serie A mund të vendosin një kontratë prej 4 milion € në vit në tryezë, e cila është paga më e lartë, që ata mund të ofrojnë për një lojtar, përveç Zlatan Ibrahimovic dhe Gigio Donnarumma. Sipas raportit, Milani nuk është i vetmi klub i interesuar pasi Interi, Bayern Munchen dhe Manchester United i kanë vënë syrin 30-vjeçarit. /abcnews.al