Në urgjencën e Shkodrës, çdo ditë shkojnë të helmuar e të aksidentuar

schedule14:24 - 26 Gusht, 2018

schedule 14:24 - 26 Gusht, 2018

Në qytetin e Shkodrës këtë sezon ka patur shumë raste të personave të helmuar nga ushqimet, por edhe ata të dëmtuar në aksidente. Shefi i Urgjencës në Spitalin e Shkodrës tregon për situatën e ditëve të fundit.

Në çdo orë të ditës është një alarm për të sëmurë. Frakturat nga aksidentet dhe intoksikimet nga ushqimet, janë raste të shpeshta që paraqiten në urgjencën e Shkodrës.

Shefi i repartit të urgjencës në spitalin e Shkodrës Alban Haxhi sqaron se mesatarisht në ditë janë 20 raste të helmimeve të ndryshme që paraqiten në urgjencë e kombinuar kjo edhe me virozat e ndryshme.

Shefi i Urgjencës në Spitalin e Shkodrës, Alban Haxhi: “Me rritjen e temperaturave rriten dhe numri i intoksikacioneve ushqimore, apo virale që aktualisht i kemi 20 raste në ditë”.

Sa i përket intoksikimeve këtë vit ka një numër më të ulët krahasuar me një vit më parë dhe se nuk ka helmime masive nëpër dasma siç kanë ndodhur vitet tjera.

Shefi i Urgjencës në Spitalin e Shkodrës, Alban Haxhi: “Ulje e rasteve të intoksikuar nga ushqimet, apo bakteret e tjera në qarkullim”.

Nga ana tjetër Haxhi shton se problem mbeten edhe aksidentet me pasojë frakturat e ndryshme që për fat të mirë gjatë ditëve të fundit edhe pse kanë qenë të shpeshta në Shkodër nuk ka pasur humbje të jetëve të njerëzve. Por ka patur edhe e dy raste si shkak i hedhjeve në det.

Shefi i Urgjencës në Spitalin e Shkodrës, Alban Haxhi: “Aksidentet pothuaj janë të përditshme, por kohët e fundit nuk kemi pasur raste fatale”.

Mënyra e tregtimit të produkteve ushimore në Shkodër lë shumë për të dëshiruar. Tregjet kryesisht informale dhe tregtimi i produkteve jashtë gjitha kushteve higjieno sanitare janë edhe shkaktarët kryesor të intoksikimeve. Ndërsa sa i përket aksidenteve në territorin e qarkut të Shkodrës gjatë 24 orëve të fundit ka patur katër aksidentet, por vetëm me dëme materiale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!