Në ujërat e Osumit duke rrezikuar mbytjen, 57-vjeçari shpëtohet nga Zjarrfikësit e Beratit

schedule20:05 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 20:05 - 11 Dhjetor, 2021

Një 57-vjeçar nga fshati Veterrik në Berat ka rrezikuar të mbytet nga prurjet e mëdha të lumit Osum. Fuat Topi ka qenë duke punuar në tokën e tij kur prurjet e lumit Osum kanë vërshuar dhe ai s’ka mundur dot të dalë nga uji.

Menjëherë është kërkuar nga banorët ndihma e zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur menjëherë në zonë. Punonjësit e Zjarrfikësve Berat janë futur në ujë dhe duke rrezikuar jetën e tyre kanë mundur ta nxjerrin nga lumi 57-vjeçarin Topi.

Aksioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta por kushtet e vështira atmosferike, shiu i pandërprerë dhe shtimi i prurjeve të lumit ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të Repartit Zjarrfikës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!