Në tregun e Fierit nuk respektohen masat anti-Covid, tregtarja: Do besoj po më vdiq ndonjë i njohur

schedule14:47 - 6 Korrik, 2020

schedule 14:47 - 6 Korrik, 2020

Do ta besojnë kur t’i shohin me sy pasojat në jetën e njerëzve përreth dhe deri atëherë nuk kanë ndërmend të respektojnë masat anti-Covid. Ky është justikikimi i një tregtareje që shet pranë tregut të madh në Fier kur e pyetëm se përse nuk respekton masat.

Në lagjen time nuk ka vdekur asnjë dhe nuk kam frikë. Do ta besoj kur dikush në lagje ose pallat të vdesë prej koronës, kam vënë frikë muajt e parë por tashmë jo, nuk kam më frikë”, ka thënë tregtarja.

Ndërsa konsumatorët prekin produktet me duar pa doreza.

Tregu më i madh pranë kryqëzimit të Zogut të Zi këtu në Fier është I mbipopulluar. Qytetarët shfrytëzojnë orët e para të ditës për të bërë blerje duke shmangur temperaturat e larta. Nga ana tjetër përdorimi i maskave dhe distancimi konsiderohet i tepërt nga pjesa më e madh e konsumatorëve. Ndërsa përdorimi i dizinfektantëve në mjedise të tilla nuk ekziston.

Të paktë janë ata që tregojnë kujdes madje sugjerojnë se vendosja e gjobave është e vetmja mënyrë që të pabindurit të ndërgjegjësohen për të respektuar rregullat.

Burri me maskë që thotë të vihen gjoba Duhet që njerëzit ti vënë gishtin kokës dhe të veprojnë masat administrative të dalin për kontroll dhe ti japin rëndësinë që duhet”, është shprehur një qytetar.

 Ndërkaq edhe në parkun e qytetit të Fierit persona të moshës të tretë duken totalisht neglizhentë. Ata luajnë domino dhe nuk mbajnë fare distancë fizike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!