“Në treg, një ekuilibër i ri”/ Civici: Ka ndikuar në rënien e euros dhe forcimin e lekut!

schedule14:27 - 30 Nëntor, 2023

schedule 14:27 - 30 Nëntor, 2023

Eksperti i Ekonomisë, Adrian Civici në një intervistë në “Money Raport” në ABC, foli për ecurinë  kursin e këmbimit dhe rënin e euros.

“Banka ndërhyn kur shikon që kursi i këmbimit bëhet problem financiar dhe që mund të ketë pasoja shumë më të rënda”, u shpreh Civici.

Civici gjithashtu shpjegoi se tashmë duhet të mësohemi pasi tashmë në treg ka një ekuilibër i ri dhe efekti i tyre shtrihet për një periudhë të gjatë

“Kur flitet për ecurinë e kursit të këmbimit shikohet në dy këndvështrime, njëri është ai që quhet konjukturor, pra luhatje të menjëhershme apo afatshkurtër që vijnë nga disa faktorë. Edhe ekuilibra të ri strukturor që tregojnë se është vendosur një ekuilibra të ri strukturor që tregojnë që është vendosur një ekuilibër i ri dhe efekti i tyre shtrihet për një periudhë të gjatë, nganjëherë edhe 1 apo 2-vjeçare. Por në rastin tonë kemi të bëjmë me një tendencë që vazhdon me trajektoren rënëse që ka të paktën 18-20 muaj që vazhdon trajektoren e saj rënëse dhe kemi një forcim të lekut. Ajo që theksoj është se në treg është krijuar një ekuilibër i ri që mendohet të jetë afatmesëm që kushtëzohet nga faktorë të ndryshëm që janë faktorë strukturorë. Tregu shqiptar ka disponim për sasish shumë të mëdha eurosh, në kushtet kur masa monetare në lek zgjerohet më ngadalë, efekti i parë është ai i forcimit të lekut dhe u uljes graduale të vlerës së euros. Është një ekuilibër i ri me të cilin duhet të mësohemi. Një masë e madhe janë edhe të ardhura informale që futen në tregun monetar shqiptar. Nuk pritet që në një afat të shkurtër të ketë ndryshime që të prishë këtë ekuilibër dhe kursi i këmbimit të ndryshojë. Nuk gjykoj që do të ketë ulje nën 1 euro. Sa i përket reagimeve, mund të jetë ai i qeverisë në raport me bizneset që janë humbësit më të mëdhenj, për të zbutur efektin pasi dhe ato kërkojnë një buxhet të veçantë dhe elementi i dytë është ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë.

/abcnews.al/