Juristi Besim Dervishi ka bërë disa zbulime historike, përmes studimeve në libra dhe me banorët e zonës së Beratit në terren. Ai ka zbuluar se në malin e Tomorrit është ngritur orakulli i parë i ngritur nga njeriu në Europë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Dervishi ka treguar se si nisi këto kërkime arkeologjike, para disa vitesh deri te gjetja e fakteve, sfinksat e gdhendur në gur dhe throni.
Sipa tij, për Orakullin e Dodonës merret nga historografia si Orakulli i zbuluar afër Janinës. Por kohët e fundit ka filluar të kundërshtohet nga historian, sepse faktet e gjetura atje me zor e kalojnë shekullin e 5-të.
“Unë kam lindur në një fshat në rrëzë të Tomorrit dhe që i vogël jam ushqyer me legjendat, mitet nga gjyshi im, nga babai, nga historitë që dëgjoja nga më të moshuarit dhe këtu më ka lindur ajo kureshtja, që i vogël dmth. Por që kam filluar të studiojë për malin, ka qenë pasi kam lexuar librin e një profesorit tim, Ilir Cenollari kur punoja në Berat. Edhe aty kam filluar në 2009, që të merrem seriozisht. Mbasi erdha këtu në SHBA, fillova që të lexoja, hapa dhe një grup dhe i bëra thirrje banorëve të zonës të më dërgonin gjërat interesante që gjenin në terren. Unë besoj te librat e autorëve antik dhe te të dhënat e tyre, por për mua burimet kryesore janë ato në terren, librat janë burime plotësuese.
Lufta që bëhet midis arkeologëve, bëhet me anë të dy fronteve. Një front thotë që mali i Tomorrit nuk ka histori të vjetër, por është e re. Edhe e dyta, nuk ndodhet tempulli në malin e Tomorrit. Unë jam munduar që për teorinë e parë që të gjejmë sa më shumë fakte bashkë me banorët e zonës, që të hedhim poshtë teorinë që rreth malit të Tomorrit ka një histori. Janë gjetur disa shkrime në gur, disa gdhëndje në gur të mitologjive.
“Për Orakullin e Dodonës merret nga historografia si Orakulli i zbuluar afër Janinës. Por kohët e fundit ka filluar të kundërshtohet nga historian, sepse faktet e gjetura atje me zor e kalojnë shekullin e 5-të, ndërsa Homeri kur ka shkruar Iliadën e ka shkruar në shekullin e 8. Tani si mundet që Homeri ka shkruar një libër me fakte që nuk e kanë kaluar këtë shekull, kurse në Tomorr këto punime në gur mund të jenë të një tjetër epoke. Edhe studiuesit me këtë duhet të merren që të gjejnë periudhën e duhur”, tha ndër të tjera Dervishi./abcnews.al