Në Tiranë për pavarësinë/ 30 vjeçari shqiptaro-amerikan: Flamuri më i bukur në botë

schedule18:11 - 28 Nëntor, 2024

schedule 18:11 - 28 Nëntor, 2024

Mes shumë shqiptarëve të ardhur në kryeqytet anë e mban trojeve kudo ku flitet shqip në festën e Pavarësisë së Shqipërisë, gjejmë edhe Jasin Lekën, i cili ka udhëtuar së bashku me kushërinjtë e tij nga Amerika, në Shqipëri, posaçërisht për të festuar Ditën e Pavarësisë.

Atmosfera në kryeqytet është mahnitëse tregon 30 vjeçari nga Dibra, i cili është lindur e rritur në Amerikë, por siç duket  festa e flamurit kuq e zi e sjell çdo vit në Shqipëri.

Më flamujt në duar, i riu tregon se nga Shqipëria zemra nuk i ndahet kurrë.

Edhe pse prej 3 brezash jetojnë në Amerikë, Jasini tregon se në familjen e tij flitet shqip, ku tregon me krenari se vazhdon trashëgimi brez pas bresi i kulturës, traditës, simboleve kombëtare, deri te gatimet tradicionale./abcnews.al