“Në Tiranë, një milion të huaj në muaj”, Veliaj: Dyfishohet popullsia dhe punët për kryeqytetin

schedule12:49 - 21 Korrik, 2024

schedule 12:49 - 21 Korrik, 2024

Numri i vizitorëve të huaj në Tiranë sipas kryetarit të bashkisë ka dyfishuar popullsinë  në kryeqytet.

“Ne kemi mesatarisht rreth 1 milionë turistë në muaj. Do të thotë se kemi dyfishin e popullsisë sonë çdo muaj në Tiranë, në formën e turistëve. Janë dy herë më shumë kazanët që duhen pastruar nga mbetjet, sepse prodhohet pa fund nga hotelet, airbnb, bujtinat; ka dy  herë më shumë harxhim të ujit. E shoh edhe në trafik sepse shumica e turistëve sapo zbresin marrin një makinë me qira dhe i shtohen lumit të lëvizjes së Tiranës”

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në  ceremoninë e betimit të  4 qytetarëve të kombësive të ndryshme që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare.

“Përtej skuadrave sportive, edhe qyteti është një skuadër, edhe shtetësia është një skuadër, edhe kombi është pjesë e një skuadre. Sot ju shoh si anëtarë të skuadrës, jo vetëm si njerëz që merrni një pasaportë të re, por si njerëz që abonohen në këtë kauzë, në këtë mision, që është misioni për Tiranën dhe Shqipërinë moderne”

Fokusi tha Veliaj është orientimi I Tiranës drejt punëve të së ardhmes.  Teknologjia e informacionit dhe punët digjitale  sipas  kryetarit të bashkisë sigurojnë të njëjtin standard jetese si në kryeqytetin shqiptar dhe në vende të tjera të Europës.