Në Tiranë mbizotëroi qetësia, në Rotterdam përplasje dhe arrestime pas ndeshjes

schedule09:30 - 26 Maj, 2022

schedule 09:30 - 26 Maj, 2022

Pas humbjes së Feyenoord në finalen e Conference League, policia në Rotterdam arrrestoi 72 persona për rrëmujat e bëra. Policia ndërhyri në vende të ndryshme, si në Coolsingel, Hofplein dhe Weena. Qetësia u kthye në qytet rreth orës 1 të mëngjesit pas punë së policisë vendase.

Sipas policisë, atmosfera ka qënë e mirë në prag dhe gjatë ndeshjes. Por me pas në qendër ka pasur trazira, duke u hedhur tymuese nga tifozët, duke shkatërruar objekte të ndryshme dhe thyerje xhamash. Ndër të tjera, policia përdori ujë për të shpërndarë turmën. Gjithashtu ata shkatërruan një tramvaj dhe një autobus. Biçikletat dhe skuterat gjendeshin nëpër rrugë të shkatërruara. Dy policë holandez u plagosën nga turma me gurë dhe shishë, të cilët më pas morën trajtimin në spital.

“Hapi tjetër është sigurimi i pamjeve filmike të kamerave në mënyrë që të zbulojmë se kush është përgjegjës”, tha zëdhënësi i policisë së Rotterdamit.

Ndërsa në Tiranë, asnjë incident nuk ndodhi pas ndeshjes, ku aty luhej edhe finalja e madhe. Policia e Tiranës me një deklaratë të shkurtër në Facebook bëri me dije se nuk ka patur asnjë incident pas ndeshjes.

Ndërsa një natë para finales, në Tiranë ka pasur trazira ku janë bërë rreth 60 arrestime të tifozëve të cilët u përplasën me policinë shqiptare./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!