“Drift” dhe gara shpejtësie në rrugët e Tiranës, gjobiten 18 shoferë

schedule11:54 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 11:54 - 29 Dhjetor, 2021

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet ditët e fundit me patrulla të shtuara në lëvizje, të pajisura me kamera, radarë, alkooltestues, dronë e aparate fotografike, për të evidentuar drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftohet se pas kontrolleve të kryera janë arrestuar gjashtë drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të tjerë, për drejtim pa leje drejtimi. Po ashtu, janë gjobitur me nga 20.000 lekë të rinj secili, 8 drejtues mjetesh që bënin drift në Bulevardin e Ri, në bulevardin “Migjeni” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.

Kurse 10 shoferë të tjerë janë ndjekur dhe kapur nga policia rrugore pasi u kapën duke gara shpejtësie në Unazë të Re, në segmentin Liqeni i Thatë-TEG dhe në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

Me gjobë  nga 30.000 lekë secili janë ndëshkuar 24 drejtues mjetesh, për shkelje të semaforit.

  • Janë ndëshkuar me nga 7.000 deri në 10.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit 6 muaj secili, 14 drejtues mjetesh, për mbajte të fëmijëve në vend të parë apo në timon.
  • Janë bllokuar 8 mjete luksoze, për mungesë të dokumentacionit.
  • Janë pezulluar 30 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
  • Janë vendosur 123 masa administrative, për parakalime të gabuara dhe parkime mbi trotuar apo në vija të bardha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!