Në tetor ra ritmi i vaksinimit, Nelaj: Jemi ndër vendet e para në rajon për numër vaksinimesh

schedule15:17 - 5 Nëntor, 2021

schedule 15:17 - 5 Nëntor, 2021

Në Shqipëri tetori shënoi një rënie të ritmit të vaksinimit me rreth 40% krahasuar me shtatorin. Por autoritetet shëndetësore e shohin situatën me optimizëm ndërsa krahasojnë vendin tonë me ato të rajonit.

40.6% e popullsisë mbi 18 vjeç në Shqipëri aktualisht i kanë marrë dy dozat anti-covid ndërsa  46.3%  kanë kryer një dozë. Përgjegjësja e Programit Kombëtar Erida Nelaj mendon se nëntori do të sjellë një rritje të ritmit të  vaksinimit.

Nga nëntori Ministria e Shëndetësisë ka ulur fashën e të vaksinuarve në 16 vjeç dhe tek fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje të ndryshme.  Ndërsa personeli shëndetësor dhe të moshuarit mbi 60 vjeç kanë nisur të aplikojnë dozën e tretë. Dozën e rikujtesës në ditët e para të nëntorit e kanë marrë rreth 2800  persona. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!