Autoritetet spanjolle kanë vendosur të ndërpresin aktivitetet sportive, përveç La Liga dhe La Liga 2. Nesër do të mbahet një takim në lidhje me dy kampionatet, teksa shumë prej aktorëve të futbollit iberik kërkojnë që të ndalet i gjithë aktiviteti për shkak të koronavirusit.
Spanja është prekur dhe rastet e personave të infektuar janë në rritje. Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Dani Carvajal nuk e ka kursyer ironinë në lidhje me këtë vendim. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 28-vjeçari thekson se e njëjta gjë duhet të kishte ndodhur edhe me divizionin e parë dhe të dytë të Spanjës.
“Lojtarët, trajnerët dhe asistentët e La Liga dhe La Liga 2, janë imunë ndaj koronavirusit?“, pyet në mënyrë ironike mbrojtësi i “Los Blancos”. /abcnews.al