Në të pestën ditë radhazi, Portugalia regjistron shifra rekord vdekjesh nga Covid-19

schedule16:14 - 22 Janar, 2021

schedule 16:14 - 22 Janar, 2021

Portugalia ka regjistruar 234 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Kjo është e pesta ditë radhazi që vendi raporton numër rekord rastesh, sipas Reuters.

Vendi me 10 milionë banorë numëron 9,920 viktima të shkaktuara nga koronavirusi, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Nisur nga situata, qeveria urdhëroi mbylljen e shkollave dhe universiteteve për 15 ditë, të enjten ndërsa spitalet përpiqen të përballojnë rritjen e të shtruarve.

Ndërsa, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu se brenda ditës u regjistruan 13,987 raste të reja me Covid-19. Totali i të infektuarve shkon tashmë në 609,136. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!