Në të njëjtin post, njëri i PS, tjetri i LSI, Gjuzi në gjyq për dosjen e tërmetit: Gjyqtare, Zoti ju faltë

schedule21:25 - 3 Shkurt, 2021

schedule 21:25 - 3 Shkurt, 2021

Në bankën e të akuzuarve për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të 2019 që shkaktoi viktima dhe shumë të plagosur do të ulen vetëm 16 të pandehur nga 18 që ishin fillimisht. Gjykata e Durrësit dje çoi çështjen për gjykim me disa ndryshime.

U pezullua  çështja nga ish kreut të ALUIZNI-t, Arben Isaku dhe ndaj pronarit të hotel Tropikal pasi ka ndërruar jetë. Ndërsa ndaj pronarit të lokal Baron i janë zbutur akuzat.

Mes personave që duhet të përballen me gjyqin është edhe ish-kreu i ALUIZNI-t, ish-kandidat i LSI-së për deputet, Flamur Gjuzi, i cili në një postim në Facebook akuzon gjyqtaren për dy standarde.

Gjuzi, thotë se si ai edhe Isaku që kanë qenë në të njëjtin pozicion janë akuzuar të dy për të njëjtën vepër penale, por gjyqtarja në fund vendosi që atij t’i pushtonte çështjen, ndërsa atë ta çonte në gjyq.

Flamur Gjuzi ngre dyshime se vendimi është bazuar te bindjet politike, pasi Arben Isaku ka qenë ish-numri dy i PS-së në Durrës.

“Zoti e Faltë Besjana Garxenaj!  Me datën 02.02.2020 në orën 19.00 u shpall vendimi i seancës paraprake për shqyrtimin e kërkesës“ Dërgim për gjykim “  të dosjes “Tërmeti”! Një seancë gjyqësore që zgjati 4 orë e 30 minuta, prej të cilave 4 orë e 15 minuta i mori mbrojtja e të akuzuarve dhe 15 minuta shpallja e vendimit të paramenduar e të parapërgatitur e gjyqtares Garxenaj!

Të akuzuar në këtë cështje midis të tjerëve ishim dhe Ne , 2 ish drejtorët  e Aluizni-t Durrës , pasardhësi  im Arben Isaku dhe Unë.

Të dy ne të akuzuar totalisht në mënyrë të  padrejtë  për veprën penale atë të  “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 te K.Penal. Gjyqtarja Garxenaj në vendimin e saj me dy standarte vendosi përkatësisht:

1- Pushimin e akuzës për veprën penale “shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal për te pandehurin Arben Isaku, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

2- Dërgimin për gjykim për sa i përket tê  pandehurit Flamur Gjuzi për veprën penale “ shpërdorim detyre “ parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Vetevetiu jo vetëm mua si pjesë e këtij procesi , por cdo njeriu , i arsimuar ose jo, i lind natyrshëm pyetja;

“Midis dy shtetasëve  që kanë patur të njëjtin pozicion pune, kanë patur te njëjtin ligj në zbatim, te njëjtën VKM dhe detyrat e Tyre kanë qenë të përcaktuara në të njëjtën rregullore të brëndshme e mbi të gjitha kanë qenë nën të njëjtën akuze “ shperdorim detyre”, kush është ndryshimi që për njërin pushohet akuza e tjetri shkon në gjykim?????

Mos valle kane bindje te ndryshme politike?

Unë e mirëkuptoj hallin që gjyqtarja Garxenaj është në proces vetingu dhe uroj që ta  kaloj atë, pasi gjyqtar të till i duhen këtij sistemi  të drejtësisë. Uroj që vendimi  ti sherbej sadopak gjyqtares!

Me zemër  them , Zoti ju faltë juve Besjana Garxenaj dhe të  gjithë ata që ju Diktuan këtë vendim” deklaron Gjuzi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!