Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në të mirën e Berishës të paraqitet më datë 20 në Gjykatë”, Beqiri: Edhe nëse nuk shkon, mund të hetohet dhe të shkojë në burg

schedule13:47 - 14 Nëntor, 2023

schedule 13:47 - 14 Nëntor, 2023

Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar në studion e “Tirana Live” se është në të mirën e Sali Berishës të paraqitet më datë 20 në Gjykatë. Ai ka theksuar se edhe në rast se nuk ndodh diçka e tillë, ish-kryeministri mund të hetohet, gjykohet dhe të përfundojë në burg.

“Është në të mirën e tij që të shkojë përpara oficerëve, edhe në rast se nuk shkon, nuk është ndonjë gjë e madhe. Jam i bindur që ata të BKH në rast se shikojnë që ky po fut hundët në prova, që ky po bën presione kundër atyre që e ndihmojnë procesin që e vërtetojnë procesin për t’u vërtetuar fajësia. Pra, në rast se këta prokurorë dhe këta hetues do të shikojnë se ka të dhëna të kësaj natyre, atëherë ka një kërkesë tjetër për t’ia ndryshuar masën e sigurimit, në ‘arrest shtëpie’. Sepse bëhet në kuadrin e asaj, të ruajmë provat që të mos na iki procesi dhe të mos na imponojë dështimitarë të tjerë. Kjo do ta çoj kërkesën në SPAK, do ta cojë në parlament sepse ka të bëjë me një masë arresti siç është ‘arresti me burg’. Por në rast se ata e shohin që ky nuk ka të bëjë me çështjen, sepse e ka të provuar me akte, me dokumente, mund ta lënë dhe kështu, të mbarojë dosjen dhe ta lënë për gjykim, do hetohet, do gjykohet dhe do të shkojë në burg”, tha Beqiri.

Kujtojmë që Sali Berisha po zvarrit vendimin e gjykatës për të mos shuar masat e sigurisë ndaj tij. Avokati i tij personal nuk shkoi në SPAK për të marrë zytarisht vendimin. Pas ditës së hënë gjykata e posaçme e konsideroi zyrtarisht të njoftuar Sali Berishën dhe dërgoi në Apel vendimin për kreun e Foltores./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!