Granit Xhaka është një nga kërkesat e Jose Mourinhos dhe Roma vazhdon të bisedojë me Arsenalin në lidhje me gjetjen e një akordi, që do sillte transferimin e kapitenit të Zvicrës në “Olimpico”.
Mesfushori me origjinë shqiptare shpreson të mbyllet sa më shpejt ky operacion, teksa i “shkel syrin” klubit italian në prononcimin e fundit.
“Të shohim çfarë do të ndodhë. Unë jam një lojtar i Arsenalit, por të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson Roma. Do të filloj të mendoj për të ardhmen time pas përfundimit të Euro 2020.
Është interesante të mësosh gjuhë të huaja. Kam mësuar anglishten, kështu që nuk i dihet kurrë: mund të mësoj gjuhën italiane në të ardhmen… “, deklaroi Xhaka.
12 milion euro + 3 të tjera në formë bonusesh: kjo është oferta e fundit e Romës për kartonin e 28-vjeçarit, shumë që gëzon edhe pretendimet e Arsenalit.
Marrëveshja mes palëve është afër dhe në fund do e bëjë diferencën dëshira e mesfushorit, i cili po pret të bashkohet me “Special One” në Serie A. /abcnews.al