Në tavolinë rreth 2 miliardë euro, sauditët planifikojnë transferimin e treshes së Premier League

schedule10:02 - 21 Janar, 2024

schedule 10:02 - 21 Janar, 2024

Kevin De Bruyne, Mohamed Salah dhe Son Heung-min do të jenë prioritetet kryesore për klubet e Ligës Saudite, teksa ata janë përgatitur për të shpenzuar 2 miliardë euro për të bërë realitet këtë.

Yjet e Manchester City, Liverpool dhe Tottenham janë caktuar si objektivat kryesore për klubet në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të bindur më shumë emra të mëdhenj t’i bashkohen ligës, ka raportuar Ben Jacobs.
Liga Saudite tentoi që të joshë edhe Mohamed Salah që t’i bashkohet atyre sezonin e kaluar, por Liverpooli e refuzoi shitjen e tij, teksa De Bruyne u cilësua si një blerje e mundshme më herët gjatë këtij sezoni.

Kampioni në fuqi i Arabisë, Al-Ittihad, raportohet se kanë ofruar 150 milionë për Salah verën e kaluar, por Liverpooli nuk ishte në gjendje ta shesë atë.
Ylli egjiptian mbetet një lojtar i rëndësishëm për “Të Kuqtë”, pasi ka shënuar 14 gola në 20 ndeshje të Premier League këtë sezon.

De Bruyne gjithashtu nuk do të ishte një blerje e lehtë për Ligën Saudite. Ai u rikthye në ekip së fundmi, pasi kishte humbur pjesën e parë të sezonit shkaku i lëndimit. Kontrata e tij me Cityn skadon në vitin 2025, por Guardiola është jashtëzakonisht i interesuar për ta zgjatur atë.

Son në anën tjetër ishte pyetur për mundësinë e kalimit në Arabinë Saudite vitin e kaluar, por koreano-jugori e hodhi poshtë këtë ide.

Liga Saudite duan që të bëjnë goditjet e radhës në afatin kalimtar, në kërkim të yjeve tjerë që do t’i bashkoheshin emrave si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Neymar./ h.ll/abcnews.al