Në spitalin Infektiv, të shtruar edhe pacientë të vaksinuar me një dozë kundër Covid

schedule15:17 - 8 Gusht, 2021

schedule 15:17 - 8 Gusht, 2021

Nga Ema Shazivari

Pavarësisht temperaturave të larta, familjarët e pacientëve të shtruar në Infektiv qëndrojnë me orë të gjata përpara spitalit.

Ata kërkojnë informacione për gjendjen shëndetësore të të afërmve, por ankohen se e kanë të vështirë të informohen.

Disa familjarë të tjerë, vijnë me qese në duar për tu sjellë ushqime dhe më pas largohen.

Një qytetar, rrëfen jashtë kamerave se prej dy ditësh, ka të shtruar në spital babain e tij të moshuar.

Thotë se ka marrë një dozë të vaksinës kineze Sinovac, por përsëri ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Mjekët i kanë thënë se është në gjendje stabël, por i moshuari vuan edhe nga astma.

Java që lamë pas ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve në këtë spital. Urgjencat mjekësore në Infektiv janë shtuar. Burime brenda spitalit thonë për “ABC” se ka shumë pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndryshe nga dy javë më parë. Ndërkaq dy pacientë kanë humbur jetën dy ditët e fundit si pasojë e Covid.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!