Në spital, shkolla dhe polici: Ku janë të infektuarit në Berat

schedule12:40 - 27 Nëntor, 2020

schedule 12:40 - 27 Nëntor, 2020

Koronavirusi vijon të prekë institucionet në Berat. Abcnews.al mëson se së fundmi janë konfirmuar pozitivë një mjek në repartin e Urgjencës dhe një patolog, në spitalin Rajonal të Beratit.

Të infektuar kanë rezultuar një edukatore dhe një sanitare në kopshtin “Çlirim 1”, si dhe një edukatore tek Kopshti Rom.

Ndërkaq, janë testuar pozitive: një mësuese në shkollën “18 Tetori” Kuçovë; një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë; një mësuese në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në fshatin Pobrat.

Në Drejtorinë e  Policisë Berat kanë rezultuar të prekur dy infektivë. Ndërkaq, në bashkinë Dimal janë konfirmuar të infektuar një punonjëse Auditi në këtë institucion dhe një punonjëse në fasonerie. g.v/abcnews.al