Në spital me Covid-19, ministrja e Jashtme e Belgjikës kalon në kujdes intensiv

schedule01:53 - 24 Tetor, 2020

schedule 01:53 - 24 Tetor, 2020

Ministrja e jashtme e Belgjikës dhe ish-kryeministrja Sophie Wilmes ndodhet në kujdes intensiv pasi është e prekur nga COVID-19. Lajmi u konfirmua të enjten nga zyra e saj.

Zëdhënësi i Wilmes, e cila ishte kryeministre deri tre javë më parë, tha se ajo është e vetëdijshme dhe gjendja e saj është e qëndrueshme. Wilmes deklaroi të shtunën se ajo kishte rezultuar pozitive për koronavirusin dhe se ajo ndoshta e kishte marrë nga një i afërm, shkruan Daily Mail.

Wilmes udhëhoqi vendin gjatë gjashtë muajve të parë të pandemisë, pastaj administrata e saj u zëvendësua nga koalicioni i shumicës këtë muaj. Alexander De Croo, i cili mori detyrën e kryeministrit në fillim të tetorit, tha në Twitter se ai shpresonte që Wilmes të shërohet shpejt.

“Askush nuk është imun ndaj këtij virusi. Të gjithë së bashku, ne do ta mposhtim COVID-19”- shkroi ai.