Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në SPAK, si donator i Rithemelimit”/ Indrit Hoxha: Drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj

schedule20:15 - 15 Janar, 2026

schedule 20:15 - 15 Janar, 2026

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Indrit Hoxha anëtar i Kryesisë së PD, u shpreh se drejtësia duhet lënë që të bëjë punën e saj.

Sa i përket paraqitjes së tij në SPAK ai tha se ishte si donator i Rithemelimit, duke shtuar se

“I kam bërë thirrje prokurorisë së posaçme të hetojë pasurinë time dhe të kundërshtarëve. Unë mendoj që çdo njeri që merret me politikë duhet të ketë një transparencë të financave. Jam thërritur në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni në lidhje me organizimin dhe financimin e Kuvendit të Dhjetorit dhe kam dhënë për kontributet e mia çdo gjë të justifikuar, shumat apo  arsyet. Nëse do bëhet sërish ai Kuvend sërish do jem një nga donatorët e mundësimit të Kuvendit të 11 dhjetorit. Në gjykimin tim, drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj”, tha ai.



Më tej shtoi se pret që të thërritet sërish në SPAK dhe se është shumë i hapur për të dhënë shpjegime.

“Dikur ata që kanë gjykuar familjet time për 25 vite fatkeqësisht sot duhet të bëjnë drejtësinë e re. Sa i takon çështjes se si është hapur ky hetim nuk më intereson. Unë jam shumë i pastër përpara drejtësisë dhe sa herë të më thërrasë do përgjigjem. Unë pres të më thërrasin sërish sepse kam bërë disa denoncime, kam tre kallëzime ndaj kryeministrit të vendit të faktuara për shpërdorim detyre. Por ka dhe kërkesa që kam bërë për hetimin e pasurisë për çdo politikan në Republikën e Shqipërisë. Unë pas humbjes së 2021 të PD kam të njëjtin mendim ndaj personazhit në fjalë që sot është kreu i PD. Unë ndaj jam i djathtë dhe mendimi ndryshe duhet të pranohet. Unë kam qenë kundër bashkimit në diversitet, por pjesa a e pranojnë apo jo nuk ka rëndësi”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!