Në SPAK për aferën CEZ-DIA/ Meta: Asnjë lidhje, çështje që aktivizohet sa herë qeveria është në krizë

schedule13:32 - 22 Shkurt, 2023

schedule 13:32 - 22 Shkurt, 2023

TIRANË – Pas dëshmisë në SPAK, ku dha sqarime për privatizimin e CEZ-DIA, Ilir Meta thotë se nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e CEZ dhe as në marrëveshjen CEZ DIA. Kreu i PL tha se ka dhënë dëshmi më parë për këto cështje por u shpreh se mbetet gjithmonë i hapur për drejtësinë.

“Është një çështje që është stërpërsëritur, sa herë qeveria është në krizë. Jam i detyruar të flas në raport me qytetarët dhe transparencën. Jam përgjigjur me shumë qetësi e durim për të folur për të gjitha cështjet.

Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e CEZ. Nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ DIA, është bërë në kohën kur Meta nuk ka qenë ministër i Ekonomisë. Ajo që është me rëndësi gjatë 4 muajve si ministër i ekonomisë, CEZ jo vetëm nuk ka përfituar nga qeveria apo ministria , por kemi qenë në debate të vazhdueshme dhe së dyti në dhjetor pasi ERE mori një vendim, që në gjykimin tonë favorizonte CEZ në raportin me KESH, e kam kundërshtuar këtë vendim dhe drejtori i KESH vendimet i ka kundërshtuar në gjykatë, sa më pas ish kreu i ERE dha dorëheqjen.

Sot nuk mund të ftohem për asnjë vendim për asgjë që ka të bëjë me përmbushjen e funksionit zyrtar.

Nëse drejtësia të kërkon të pyesë patjetër s’mund t’i shmangesh, por ajo që mund t’u them është se pa aasnjë diskutim nuk ekziston asnjë akt dokument që te kem favorizuar.

Nuk kam asnjë shqetësim unë, s’ka asnjë fakt asnjë akt. Të gjitha tregojnë se në cdo detyrë kam mbrojtur interesin publik.” u shpreh Meta, ndërsa e konsinderoi një mashtrues kallëzuesin e tij.

“Përgjigjen më të shkurtër e kam dhënë për këtë person, si një person mashtrues. Kushdo që ka probleme me drejtësinë mund të bëjë shpifje . SPAK është i autorizuar ta publikojë dëshminë për këtë person. Më vjen keq që harxhohen kohë për gjëra të tilla, ndërsa këtu ka dosje me miliarda euro në dëm të qytetarëve. I ftoj të publikojnë të gjitha pyetjet e përgjigjet. “ u shpreh Meta.

Pyetjes së gazetarit të ABC News, Ermal Vija se si e lidh prokuroria emrin e ish-presidentit me këtë çështje kur ky i fundit pretendon se nuk ka hedhur firmë në asnjë vend, Meta iu përgjigj shkurt: Me portalet.Unë i kam përgjigjet e qarta. Unë do të jem gati të vij sa herë të duan, por presim gjëra më të rëndësishme. Është falsifikuar firma e kryetarit të kuvendit z.Ruci, në Gjykatës Kushtetuese në procesin kundër presidentit të Republikës. Kjo nuk paska përbërë asnjëherë njëlloj shqetësimi ose njëlloj interesi. ./abcnews.al