Ish-kryetri i bashkisë së Durrësit,Vangjush Dako është thirrur të enjte në Prokurorinë e Posaçme.
Ai është pyetur për më shumë se 3 orë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në lidhje me një kallëzim për dëmtimin e një pallati në Durrës gjatë kohës së tërmetit të 26 nëntorit.
Kallëzimi është depozituar në prokurorinë e posaçme në shtator të 2020-tës nga banorët e pallatit që u dëmtua pas tërmetit me dyshimin se, Dako në kohën që ka mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë, ka miratuar lejën për katër katë shtesë edhe pse projekti fillestar parashikonte një godinë me 10 kate.
Mësohet se Dako ka dhënë sqarime si persona që ka dijeni dhe deri në këtë fazë hetimore nuk është rregjistruar ndonjë vepër penale në ngarkim të tij.
Nga ana tjetër abc neës ka mësuar se Agjëntë të Byrosë Kombëtare të Hetimit disa ditë më parë kanë marrë në pyetje zyrtarë të bashkisë së Durrësit në lidhje me disa tendera të zhvilluara nga ky institucion.
Bëhet fjalë për tendera të zhvilluar në kohën që bashkia drejtohej nga Dako, por nuk dihet ende nëse janë konstatuar shkelje ligjore./abcnews.al