Në skenë me të birin/ Margarita Xhepa: E them me plot gojën ia ka kaluar nënës së vet

schedule11:04 - 3 Prill, 2024

schedule 11:04 - 3 Prill, 2024

Margarita Xhepa e konsideron veten një aktore me fat. Në një rrëfim për ‘Pas Mesnatë’ në ABC News, artistja e mirënjohur shprehet se krahas talentin në art të duhet edhe fati.

“Duhet edhe fati në art. Ishin momente të tilla, në atë kohë janë vënë vepra të mëdha. Isha e re në moshë, dhe mu ofruan role që i donte mosha. Jam shumë mirënjohëse regjizorëve, por edhe nga kolektivi, bënim vërejtje me njëri-tjetrin.” – shprehet Xhepa.

Por, mes teatrit dhe filmit, kë zgjedh Margarta Xhepa?

“Teatri është kryesorja, sigurisht e dua edhe filmin. Por filmi ka të vecantën e vet, sepse nëse teatri e ke spektatorin larg duhet ngritur edhe zëri që të dëgjojë kur filmi ka magjinë e vet, kamerën e ke afër dhe duhet të jetë sa më i natyrshëm. Kristaq Dhamo më besoi rolin e parë në film, në filmin e parë shqiptar ‘Tana’, i paharruar do të mbetet për ne. Ai krijoi paqe në Kinostudio, dashuri të madhe me njëri tjetrin”. -kujton ajo.

Rrugëtimi me djalin në skenë, ishte një tjetër kënaqësi për artisten e popullit.

“Cdo prind ka kënaqësi të madhe kur fëmijët dalin në jetë me sukses, nuk e dija kurrë, nuk e besoja se do të ishte edhe një nga fëmijët e mi në art, po ja një fat i bukur. E them me plot gojën ia ka kaluar nënës së vet. Kam patur fatin të angazhohem në dy role me të. Kënaqësi është sigurisht për cdo prind.” -thotë ajo ndërsa shton se arti ka të vecantën e tij, që emancipon shoqërinë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!