ISIS vijon të vrasë në lindje të Sirisë, ku sipas të dhënave të fundit janë rreth 700 pengjet e vrara nga terroristët në këto dy muajt e fundit. Ndërkohë pengjet në duart e tyre janë ende me qindra.
Në lindje të Sirisë, terroristët e Shtetit Islamik kanë vrarë rreth 700 pengje në vetëm dy muaj. Shifrat alarmante janë bërë publike në një deklaratë për mediat të vëzhguesve sirianë për të drejtat e njeriut, me seli në Britaninë e Madhe. Sipas kësaj organizate, viktimat janë rreth 1,350 civilë dhe luftëtarë të mbajtur nga Shteti Islamik si pengje në një zonë afër kufirit me Irakun, transmeton. Xhihadistët kontrollojnë një zonë të vogël tokësore në lindje të lumit sirian Eufrat afër qytetit të Hadzin, ku forcat e mbështetura nga shtetet e bashkuara të amerikës kanë mundur të hyjnë vetëm këtë muaj.
Forcat Demokratike të Sirisë të drejtuara nga militantët siriane kanë luftuar me ISIS për disa muaj me ndihmën e forcave ajrore dhe forcat speciale amerikane. Komandanti i SDF-së konfirmoi për agjencinë e lajmeve Reuters se të paktën 5,000 luftëtarë të ISIS qëndrojnë në zonë, mes tyre një numër i madh i luftëtarëve janë të huaj dhe se të gjithë duket të jenë gati të luftojnë deri në vdekje. Kalifati i vetëshpallur i shtetit islamik pësoi një goditje për shkak të ofensivës së madhe të kryer përgjatë Irakut dhe Sirisë, por luftëtarët e ISIS ende kryejnë operacione dhe sulme nga rajoni kufitar i shkretëtirës./abcnews.al