“Ne si Kuvend duhet të jemi të shqetësuar”, Gjuzi me mendjen tek Thaçi, nis me batuta seanca plenare

schedule10:22 - 16 Korrik, 2020

schedule 10:22 - 16 Korrik, 2020

Nis me batuta seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar që të diskutojë lidhur me marrjen në pyetje të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.

Ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka ironizuar.

Kujtim Gjuzi: Më ke konsideruar si pak pa qejf por kam shëndet të plotë. Ne si Kuvend duhet të jemi të shqetësuar sepse presidenti i Kosovës është në poste shqetësuese. Duhet të presin që të mbarojë mandatin.

Gramoz Ruçi: Pasi ke zgjidhur punët e Shqipërisë do të zgjidhësh edhe të Ballkanit?!./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!