Dhjetë nga qytetarët të cilët u kthyen nga Greqia dhe qëdruan në karantinë në një nga hotelet e Korçës këtë të hënë janë drejtuar drejt banesave të tyre.
Gazetarja e Abc News Ledjona Xheladinaj bën me dije se 10 emigrantë të tjerë kanë mbyllur ditët e tyre ta karantinës. Ajo thekson se herë pas herë ato i janë drejtuar Abc News për të shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e ushqimeve dhe në lidhje me kushtet në të cilat ndodheshin. Në karantinë kanë qëndruar qytetarë të ndryshem nga zona të ndryshme, nga Burreli, Peqini dhe Elbasani të cilët e kanë pasur të vështirë që të përballojnë shpenzimet e tyre.
Një nga qytetarët që tashmë ka mbyllur ditët e karantinës është shprehur se i vjen turp të kthehet në shtëpi, pasi nga qëndrimi në hotel ai tashmë po kthehet me borxhe.
“Në fillim kur jemi kthyer nga Greqia, konstatova se në këtë shtet autoritet luten për me ndodh për me na zhvatur. Unë kam bërë një akt noterial me pronarin e lokalit dhe do ja paguar lekët e qëndrimit. Jemi lodhur. Gjatë qëndrimit dhe ardhjen në vendin tonë shpenzimet më kanë shkuar deri në 300 euro, në shtëpi do të shkoj me borxhe, më vjen turp,” është shprehur një nga qytetarët./abcnews.al