“Në Shqipëri s’ka oligarkë”, Rama: Taksa e sheshtë për të pasurit

schedule10:10 - 30 Janar, 2021

schedule 10:10 - 30 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me qytetarët në Korçë,  foli edhe për ato që quhen “oligarkë” në Shqipëri.

“Kemi zgjedhur një sistem ku padiskutim do të ketë njerëz të pasur. Çështja është nëse këta njerëz e zhvillojnë pasurinë e tyre në mënyrë të ligjshme, ai kthejnë shoqërisë atë që i detyrohen dhe e treta a janë në punën e tyre apo bëjnë edhe punën e qeverisë në sensin e influencës mbi qeverinë. Përdorim fjalën oligark, por fjala oligark nuk është sa para ke.

Fjala oligark lidhet me faktin sa pushtet ke mbi vendimmarrjen, pra pushtet i ushtruar përmes influencës si aktor në treg jo përmes mandateve të përfaqësimit dhe në këtë sens nuk ka oligarkë në Shqipëri.  Sepse nuk ka në Shqipëri njerëz të pasur që marrin vendime për llogari të qeverisë dhe nuk ka në Shqipëri ndonjë që të më detyrojë mua apo qeverinë tonë që të marrë vendimin që shkon në interes tyre dhe në dëm tonin.

Në Shqipëri para se ne të vinim në qeveri paguanin më pak taksa dhe fitonin më shumë. Ky është fakt. Ata kishin një taksë të sheshtë njësoj si furrat e bukës në Korçës 10% dhe sot ata taksohen 15%. Tjetër fakt, në këto 7 vjet hapësira e kompanive për të pasur akses në punët publike është shu8mëfishuar.

Nëse para 7 viteve numri i atyre që kishin akses në fonde publike për të bërë punë, por që kalonin nga kanali i konkurrencës përmes tenderave ishte X, sot është Y, shumë më i madh se X. Ka shumë aktorë sot në treg, sesa kishte dje. Duhen marrë këta ‘oligarkët’ dhe duhet parë çfarë kanë dhënë dhe çfarë kanë marrë, se flitet për ta dhe duket sikur flitet për ca njerëz që janë si ata personazhet e filmave të realizimit socialist. Në fakt, këta janë punëdhënësit më të mëdhenj të Shqipërisë, pra mbajnë në punë dhjetëra mijëra njerëz.

Këta janë kontributorë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, me taksa. Financohen edhe shkollat, edhe shtëpitë e rindërtimit. Dhe e fundit, këta janë aktorë, të cilët në kushtet e Shqipërisë që qeverisim ne, thjesht dhe vetëm kanë kontribuar kur është fjala për projektet e partneritetit publik privat, disa prej tyre, dhe përfituesi është publiku në radhë të parë, sepse këtu është bërë një propagandë e shfrenuar kundër fjalës PPP dhe koncesion.

Po çfarë është në fakt e gjitha? Është marrja nga sektori privat i një investimi që shteti nuk ka mundësi ta bëjë në një hark të shkurtër kohe dhe kthimi i këtij investimi në vite. Pra, është njësoj si të shkosh në bankë të marrësh para dhe t’i kthesh ato në vite, duke pasur edhe ofrimin e shërbimit.

Marrim Check-up, kontrollin mjekësor bazë, që ka luajtur një rol shumë të madh në verifikimin e gjendjes shëndetësore pa asnjë pagesë për njerëzit. Një kompani private ka investuar gjithë sistemin, laboratorët dhe sistemin e nxjerrjes së rezultateve, plus dhe gjithë sistemin e distribuimit të pajisjeve dhe elementeve që duhen për të realizuar Check-up. Nga kjo qindra mijëra njerëz kanë bërë kontrollin bazë falas dhe shteti paguan mbrapsht në mënyrë të përvitshme. Kjo është një marrëdhënie krejt e natyrshme interesash, ku shteti ka interesin publik dhe privati ka interesin e fitimit. Por, ama këtu nuk rëndohet xhepi i qytetarit, sepse për të paguan shteti. “, tha ai.

Gjithashtu ai foli edhe për taksën e sheshtë duke shtuar se sipas tij kjo taksë është për të pasurit dhe jo të varfrit. Gjatë fjalës së tij u ndal edhe tek rruga e Arbërit, për të cilën tha se është drejt përfundimit.

Rruga e Arbrit, që është një nga rrugët më të premtuara në vendin tonë. Po bëhet, po investon një kompani private. Kjo do bëjë të mundur se deri në fund të vitit, shpresojmë, rruga do të jetë e përfunduar plotësisht. Shumë shpejt rruga do të hapet. Brenda një kohe të shkurtër ne do të kemi rrugën.

Për 13 vjet ne do të paguajmë mbrapsht investimin. Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Pala tjetër thotë që do ta bëjmë taksën e sheshtë 9%, por kjo është një taksë për të pasurit.

Vetëm nga taksa e sheshtë ‘oligarkët’ do të marrin direkt nga buxheti i shkollave, spitaleve, etj, mbi 59 milionë euro, të cilat sot i fusin në buxhet si taksë. Kaq e thjeshtë është. Problemi i madh që kemi këtu është hendeku mes fakteve, shifrave, dhe perceptimeve që krijohen nga propaganda, dezinformomi, padituria, por dhe te predispozimi i njeriut për të besuar më shumë te gënjeshtra. Unë nuk besoj që qeveria e Shqipërisë është në një kërcënim të tillë, sa i përket sovranitetit të vendimmarrjes”, tha më tej Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!