“Në Shqipëri luftojnë prej vitesh”, Hoxha: Shqiptarët në konflikt mund t’i gjeje në të njëjtin lokal, ja pse nuk mund të reagonin

schedule13:47 - 2 Nëntor, 2022

schedule 13:47 - 2 Nëntor, 2022

“Persona dhe grupe kriminale që prej vitesh luftojnë me njëri tjetrin në Shqipëri, mund t’i gjeje në një ambient të përbashkët në Dubait”, kështu ka deklarua gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në “Abc Live” me Sibora Bitrin.

Sipas Hoxhës këto persona në Shqipëri janë në kërkim, dhe në konflikt me njëri tjetrin, por në Dubai nuk kanë mundësi të konfliktohen apo përplasen. Kjo sipas Hoxhës, për shkak të ligjeve dhe penaliteteve të rënda që ka Dubai.

“Në Dubai nuk mund të ndodh asgjë. Kam parë grupe shqiptarësh që kanë luftuar me vitet të tëra me njëri tjetrin. Ata mund të ndodheshin në të njëjtin lokal, por nuk bënin dot gjë njëri tjetrit. Luftën e bëjnë në Shqipëri. As debate nuk mund të bënin se tërhiqnin vëmendje.” tha Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!