Avokati Idajet Beqiri ka vlerësuar aksionin e zhvilluar për lirimin e hapësirave publike. Gjithashtu ai theksoi se prezantimi i paketës së masave ligjore për mbrojtjen e pronës, është i domosdoshëm.
Gjatë një interviste në “Edicioni i Fundit” në ABC News, Beqiri, theksoi se duhet operacione të fuqishme për të kthyer në normalitet situatën.
“Me ndërtimet pa leje në Shqipëri është bërë batërdia. Të gjithë iu vërsulën qyteteve kryesore, posaçërisht kryeqytetit dhe ndërtuan atje ku iu mbush mendja dhe jo atje ku ishte e ligjshme. Filluan më pas ti legalizonin. Por edhe pas ligjit për legalizimit, ndërtimet pa leje janë rritur. Babëzia është rritur. Tani ndodhemi para një situatë ku duhen operacione të fuqishme dhe duhet forcuar ligji që edhe Shqipëria të futet në normalitet. Pra e konsideroj të vonuar, por më mirë vonë se kurrë. Duhen ligje të ashpra, ne ligjin për ndërtimet pa leje e kemi të fortë. Por rritja e marzhit të dënimit do ndikojë pozitivisht”, tha më tej avokati.
/abcnews.al/


