E ftuar në ABC e Mëngjesit ishte një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë bashkohore, Loreta Berhami e cila foli për librin i cili vjen tanimë në shqip “Arsye dhe Ndjenjë” të Jane Austen. Një libër i cili flet për historinë e dy motrave dhe sjell tablonë e një bot me rregull të ngurta shoqërore.
Një libër i cili është i vështirë të gjendet sot në libraritë tona për shkak të kërkesës së lartë.
“Ky lajm i mirë dhe lajm icik shqetësues për mua sepse teorikisht duhet të ishim me reagues dhe të mos ndodhte që dikush të shkojë në librari dhe të mos e gjej librin”, tha Loreta.
Në lidhje se pse pritëm kaq shumë që ky libër të vinte edhe në shqip, Berhami tha:
“Hë pra pse? Librat e tjerë janë përkthyer dhe ne i kemi botuar dhe si në çdo vend të botës është një klasik dhe është normale që të ketë disa botime, disa përkthimi, kështuqë nuk ka asgjë të çuditshme. Ndërsa për këtë libër nuk e di pse, është icik e çuditshme. Ndërsa “Arsye dhe Ndjenjë” nuk e di pse nuk është botuar asnjë herë. Ai konsiderohet një nga librat e saj më të mirë dhe nuk e di pse nuk është botuar asnjëherë. Jam shumë e lumtur që unë e solla shqip”.
“Këta janë libra të thellë dhe tregojnë shumë për natyrën njerëzore” shtoi ajo.
Më në fund pas 20 vitesh në Shqipëri është krijuar një komunitet lexuesish të Janë Austen, u shpreh Berhami.
Shumë libra të kësaj autoreje janë bërë filma të suksesshme, por a e ndihmon kjo leximin?
“Unë mendoj që e ndihmon. E vërteta është që nëpër botë kush e lexon Jane Austen është lexuar mbi mesatar. Nëse në shqip përpiqemi ta sjellim në një gjuhë të thjeshtë, në anglisht nuk e ndryshon dot. Në anglisht, konsiderohet një peshë e rëndë dhe ata që e lexojnë atë janë lexues të mirë. Ndërsa pjesa e filmit e bën atë më popullore” theksoi ajo./abcnews.al