“Në shpirt kam muzikë, së jashtmi e kam pikturuar në trup”, rrëfehet Diana Ziu: Talentin ma zbuloi Çesk Zadeja

schedule11:35 - 17 Shtator, 2024

schedule 11:35 - 17 Shtator, 2024

Thotë se muzika është gjithçka për të, madje edhe në banesën e saj gjithçka lidhet me muzikën, duke nisur nga shkallët jashtë hyrjes së saj. Në një rrëfim për jetën e saj, por jo vetëm, Diana Ziu na tregon lidhjen e saj me muzikën, dhe rrugëtim e saj jo gjithshmonë të lehtë në të.

“Cdo kush që shkruan duhet të jetë shpirtërisht shumë mirë, pa shqetësime të cilët patjetër nëse ekzistojnë nuk ka sens të ulesh në piano. Kur e gjen atë moment rehatie, në mendje, frymëzim, shqetësimi për të shkruar të vjen nga shpirti. Dhe në atë momentet me letrën përpara për të shkruar, je vetë melodia, të paktën mua kështu më ndodh. E kam të vështirë të ndahem nga notat, më duket sikur më mungon diçka”, shprehet ajo, ndërsa shton se si çdokush, ka patur edhe ajo dhimbjet e forta në jetë.

“E vetmja gjë që ka qenë e bukur në këtë shtëpi ka qenë një dashuri që gjithmonë në mosha të ndryshme është shprehur ndryshe dhe duke qenë se dhimbjet që kemi kaluar, ka qenë Vangjeli afër meje, unë afër tij, dhe ka marrë kuptim krejt ndryshe dashuria e jetës. Derisa ka një dashuri të fortë ka edhe një dhimbje të fortë, dhe kur puqen të dyja është një kontrast kaq i bukur saqë i kam përjetuar të dyja dhe në të dyja rastet kam shkruajtur bukur. Kam bërë atë kam ndjerë,” tregon Ziu, ndërsa zbulon se diçka në shtëpinë e saj ka nota muzike, përfshi edhe një tatuazh në dorën e saj.

“Kjo është tema e një kuarteti, e kam bërë kuartetin në 1988, por tatunë e kam bërë këto kohë, ka një temë shumë interesante, me këtë kuartet kam marrë jo vetëm çmim të parë, dhe me të më ka ardhur ne jëtë djali. Unë kam dy djem, por me Arbin jemi si kolegë, është muzikant shumë i mirë, lexon shumë, violincelisht shumë i mirë, punon në orkestrën e RTSH. Djali tjetër, Orgesi jeton në Vjenë, vajza është larguar gjithashtu me familjen e vet. Gjatë gjithë kohës që kam shkruar, kam patur mbështetje Arbiazin.” rrëfen Ziu, ndërsa shton se në rrugëtimin e saj është ndihmuar shumë nga profesori Cesk Zadeja.

“Sa herë shkoja në mësim, gjeja shumë vepra të kompozitorëve të tjerë në pianon e tij dhe gjithmonë i shihte. Ishte babai i Simfonisë, sic i thonë të gjithë, dhe ai me shaka më të thoshte ‘nana e simfonisë je edhe ti, simfoni e tëra’ Gjithmonë më thoshte futju kësaj rruge.” -kujton Ziu, ndërsa zbulon se talentin e saj e zbuloi pikërisht Cesk Zadeja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!