Në shkolla dhe institucione, ku janë 17 rastet e reja me Covid në Berat

schedule20:55 - 27 Janar, 2021

schedule 20:55 - 27 Janar, 2021

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 876 raste të reja me koronavirusa në vend, prej tyre 17 janë konfirmuar në Berat.

Nga rastet e Beratit, mësohet se pjesa më e madhe e tyre janë nxënës dhe mësues në shkolla. Të infektuar kanë rezultuar: 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Zihni Toska” në Berat; 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Cukalat në Urë-Vajgurore; 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bistrovicë në Urë-Vajgurore; 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Skrevan në Urë-Vajgurore; 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Starovë; 3 nxënës në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” në Berat; 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat dhe 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë.

Gjithashtu pozitivë janë konfirmuar edhe insitucione të tjerë. I prkur me Covid ka rezultuar një specialiste në Drejtorinë e Bujqësisë në Berat.

Pozitivë janë konfirmuar: 1 specialiste në Drejtorinë e Doganës në Berat; 1 punonjëse në filialin e Alfa Bank në Urë-Vajgurore; 1 punonjëse në BKT në Berat; 1 axhent kredish në Fondacionin Besa; 1 punonjëse në fabrikën e bulmetit Erzeni. g.v/abcnews.al