Nuk ndryshon Kryesia e PS-së. Edhe pse i ka mbaruar mandati dhe sot duhet të zgjidheshin emrat e rinj, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Kryesia Socialiste të mos ndryshojë dhe me këta emra të shkohet në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm, raporton gazetarja e Abc News Esiona Konomi.
Por përse Edi Rama bëri këtë lëvizje pas disa shtyrjeve të asamblesë?
Një nga arsyet shkeljes së statutit duket se është shmangia e një çarje të mundshme brenda socialistëve nëse do të kishte riformatim të Kryesisë pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, ku socialistët kërkojnë mandatin e tretë radhazi. Kështu Edi Rama nuk rrezikoi për të hequr kritikët nga Kryesia Socialiste duke shmangur hatërmbetjet e brendshme.
Interesimit të gazetarëve ai iu përgjigj me këtë justifikim. “Kryesia është gjëja e fundit që më shqetëson në këtë moment dhe shtrirja e mandatit të Kryesisë na lejon që të kemi fokus tek njerëzit dhe jo thjeshtë te vetja”.
Por cfarë do të ndodhë me sekretariatet? Edi Rama tha se në sekretariate do të ketë disa ndryshime, por as sot nuk u mor një vendim duke kërkuar kohë për konsultime.
Anëtarët e Kryesisë së PS-së që vijojnë edhe për një vit
Edi Rama
Taulant Balla
Gramoz Ruçi
Ditmir Bushati
Mimi Kodheli
Eglantina Gjermeni
Vangjush Dako
Fatmir Xhafaj
Valentina Leskaj
Niko Peleshi
Lindita Nikolla
Evis Kushi
Erion Veliaj
Damian Gjiknuri
Blendi Klosi
Erion Braçe
Armando Subashi
Arben Ahmetaj
Olta Xhaçka
Pandeli Majko
Vasilika Hysi
Ermonela Valikaj Felaj
Ulsi Manja
Sekretariati
Taulant Balla Sekretar i Përgjithshëm
Alfred Peza Sekretar për Median dhe Shoqërinë Civile
Blerina Gjylameti Sekretare e Koordinimit Digjital
Ilir Beqaj Sekretar për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve
Laert Duraj Sekretar për Emigracionin
Teuta Vodo Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Arben Pëllumbi Sekretar Organizativ
Damian Gjiknuri Sekretar për çështjet Zgjedhore
Lindita Nikollaj Sekretare për Burimet Njerëzore dhe Bashkëqeverisjen
Gent Cakaj Sekretar për Rininë
db/Abcnews.al