Në shërbim të të gjithëve, dhoma e Messit në Kupën e Botës 2022 në Katar do të ruhet si muze

schedule12:00 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 12:00 - 28 Dhjetor, 2022

Universiteti i Katarit, prona e të cilit u përdor si strehim nga kombëtarja e Argjentinës gjatë Kupës së Botës, njoftoi se dhoma ku qëndroi Lionel Messi do të ruhet si muze. Ende nuk është bërë e ditur nëse vendi do të zhvendoset apo jo.

Llogaria zyrtare e entit arsimor ka publikuar një postim në të cilin shfaqen tetë imazhe, përfshirë një vitrinë me fanella të lojtarëve të ndryshëm të kombëtares dhe një kuti me firmat e tyre. Ka edhe foto të objekteve të ndryshme që janë ngritur në kompleksin e përdorur nga “Albiceleste”.

Dhoma e Messit ishte B201, ku “pleshti” qëndroi vetëm gjatë gjithë Kupës së Botës. E vetmja natë në të cilën ai ndau vendin ishte ajo para finales, kur mori një vizitë Sergio Aguero, i cili ka qenë gjithmonë shoku historik i dhomës me Argjentinën.

Dhomën e Messit gjatë Kupës së Botës mund të vijnë ta vizitojnë të gjithë futbolldashësit nga e gjithë bota./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!