Nëse ditët do të mbajnë ngrohtë, plazhi i Shëngjinit do të vazhdojë të jetë i populluar. Ndërsa janë larguar ata pushues që kanë nisur punën në muajin shtator, vendin e tyre e kanë zënë të tjerë që gjatë sezonit veror kanë punuar.
Pushimet vijojnë në Shëngjin pasi kjo është një periudhe e përshtatshme për të moshuarit, sipas gazetarit të ABC News Gjergj Figuri, por nuk mungojnë edhe të huajt. Të tjerë pushues tani kanë gjetur kohën e përshtatshme dhe mundësinë, ndaj edhe kanë zgjedhur bregdetin.
Vjeshta nuk është fundi i një sezoni, por thjesht ndryshime muajsh e stinësh. Moti nuk i ka shqetësuar aspak pushuesit në Shëngjnin, të cilët thonë se do të vijojnë të qëndrojne.
Pushuesi 1: “Ne jemi pak më të moshuar dhe e duam kohën pak më të butë.”
Pushuesi 2: “Kam punë primare tjetër punë sepse punoj me bletë dhe tani kam kohë që të pushoj.”
Pushuesi 3: “Shtatori është shumë mirë, bukur krejt.”
Pushuesi 4: “Arsyeja është që pushimet i kisha kështu, nuk kisha pushime më të herëshme.”
Pushuesi 5: “Tani është kohë e mirë shumë.”
Nëse moti do të vazhdojë të jetë i qëndrueshëm, sezoni turistik në Shëngjin do të vijojë. Për shumë vizitorë kjo është një periudhë e përshtatshme për pushime. Pasi në vendin ku jetojnë në sezonin veror kanë qenë në punë./abcnews.al