Në selinë e munguar prej 11 muajsh/ Berisha flet pas lirimit: Ditë shprese, fituam betejat

schedule14:00 - 27 Nëntor, 2024

schedule 14:00 - 27 Nëntor, 2024

Sali Berisha është rikthyer sot pas 11 muajsh në Selinë e PD, pasi GJKKO vendosi të revokojë masën e arrestit shtëpiak ndaj tij. Ndërsa foli para militantëve që ishin mbledhur për ta pritur, Berisha e konsideroi ditën e sotme, një ditë shprese.

“Këtë vit unë kam thyer rekord për numër fjalimesh. Plot 330 të tilla. Tani veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës. Por, ka ende disa mesazhe të rëndësishme, që sot dua te ju them shqiptarëve.
Së pari dua të falënderoj çdo shqiptar. Dua të falënderoj familjen time, e cila mori një dozë të madhe të kësaj sakrifice. Të betejës sonë për shpëtimin e Shqipërisë.  Dua të falënderoj me mirënjohje të pakufishme ata qindra e mijëra gra, burra, të rinj, të reja, të moshuar që me qëndresën e tyre të pamposhtur të përnatshme, me fjalimet e tyre shndërruan rrugicën e ngushtë të banesës time ne bulevard shprese për shqiptarët. Keni qenë frymëzimi im.  Kauza e drejtë nuk humbet kurrë!  Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, të gjithë demokratët, opozitarët që me mosbindjen e tyre civile, e bënë Shqipërinë në kushtet më te vështira te narkodiktatures me opozitën më të fuqishme që ajo ka pasur ndonjëherë. Dua të falënderoj çdo shqiptar. Ata në Shqipëri. Ata në Kosovë. Dhe ata në diasporë.

Sepse pa të gjithë ju, pa mbështetjen tuaj, pa qëndresën tuaj, kjo ditë, kjo fitore, nuk do ishte e mundur! Një mirënjohje të thellë kam për miqtë e mi dhe miqtë e Shqipërisë në rajon, në Europë, në SHBA dhe në botë për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në mbrojtje të Sali Berishës, Partisë Demokratike dhe kauzës tonë të drejtë. Gjithashtu sot falënderoj me mirënjohje CDI dhe EPP, udhëheqjen e këtyre organizatave dhe të partive anëtare për rezolutat e tyre historike në mbështetje të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare dhe denoncimin e narkodiktaturës në Shqipëri.
Falënderoj gjykatësen, e cila nderoi ligjin, nderoi moralin e ligjit dhe të Kushtetutës. Uroj që ligji dhe morali të udhëheqë çdo punonjës të shtetit shqiptar.

U përpoqën ta asgjësojnë politikisht Sali Berishën, u përpoqën të fshijnë historinë, NATO, liberalizimin e vizave, luftën e PD kundër krimit të organizuar. Absolutisht ky skenar u sulmua nga mafia e Edi Ramës, Soros dhe MC Gonigal. Por ne ja dolëm dhe i fituam betejat hap pas hapi. Të dashur miq kujtoni që e kemi shtruar rrugën që do sjell në pushtet opozitën shqiptare.

Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë me dy rezoluta. Sali Berisha u arrestua se mbrojti interesin kombëtar, sepse prona e vetme që gjetën ishin bamirësitë e vajzës sime ndaj njerëzve me aftësi të kufizura dhe që kishte paguar shërbimet shëndetësore të miat. Nga sot dritën e kësaj rruge do ta hapim spse shqipëria do të jetë rruga e shpresës dhe nga sot kjo fitore nuk ka rëndësi vetëm për ne por të gjithë shqiptarët. Kjo arritje do ti shërbejë atyre si trashëgimi për brezat e ardhshëm.” u shpreh Berisha./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!