Në orën 20.30 mbërrijnë në aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza dozate para të vaksinës për Covid-19 nga kompania Pfizer.
Siç tha edhe kryeministri Edi Rama më herët gjatë ditës së sotme, dozat do të vijnë në sasi më të pakët nga sa ishte planifikuar pra më pak se 10 700. Megjithatë, shifër konkrete nuk dihet.
Pas mbërritjes në Rinas, ngarkesa me vaksinat e Pfizer do të dërgohet për tek Instituti i Shëndtetit Publik.
Kujtojmë se deri më tani me dozat që Shqipëria kishte siguruar janë vaksinuar vetëm bluzat e bardha, edhe më tej do të vijojë vaksinimi i tyre, e më pas radhën e kanë grupet e tjera të rrezikuara. s.b/abcnews.al/


