Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Në rrezik për jetën pas sëmundjes së rëndë, foshnja në Greqi mjekohet me ilaçin 1.8 mln €

schedule12:05 - 7 Shtator, 2021

schedule 12:05 - 7 Shtator, 2021

Fati ka treguar “fytyrën e tij të ashpër” tek një foshnje disa ditëshe, e cila u diagnostikua me atrofi muskulare kurrizore, një sëmundje e rrallë gjenetike që çon në dobësi të muskujve , paralizë dhe nëse nuk trajtohet, në formën e saj më të rëndë (Tipi 1) madje edhe në vdekje.

Në spitalin në Greqi ku u transportua foshnja, u dha një alarm pasi shpëtimi i tij ishte i varur nga një ilaç i veçantë gjenik , i cili kishte një çmim të papërballueshëm, pasi kushton pak a shumë, 1,800,000 euro !

E megjithatë “mrekullia” ndodhi!



Siç tha drejtori i spitali në Greqi, ai e çoi këtë çështje serioze në Bordin e Drejtorëve të spitalit, të cilët më pas morën përsipër që ta merrnin.

Ilaçi iu dha foshnjës dhe të gjithë presin përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!