Në rrethe nis nesër Transporti Publik, por me kushte: Si do të funksionojë

schedule10:48 - 23 Qershor, 2020

schedule 10:48 - 23 Qershor, 2020

Përfaqësuesit e transportit në rrethe kanë deklaruar se do të fillojnë nga puna, mirëpo kanë edhe kushte.

Ditën e sotme përfaqësues të Transportit Publik në Shkodër janë shprehur se nesër të mërkurën nga ora 06:00 do nisin udhëtimet në drejtim të Tiranës dhe linjave tjera.

Ata shprehen se i kane marrë të gjitha masat për të respektuar protokollet e vendosura. Drejtuesit e autobusëve kërkojnë nga Policia Rrugore të luftoi informalitetin sepse kane 4 muaj pa pune dhe informaliteti po i dëmton jashtëzakonisht shumë.

Ndërkaq, rreth 50 përfaqësues të 33 autobusëve të linjave interurbane të Vlorës kanë dalë sot në një protestë Edhe pse u njohën me vendimin për rifillimin e transportit kanë protestuar.

Sipas tyre ata do të respektojnë rregullat e protokollit shëndetësor por kanë kushte, ata kërkojnë: “Pagën e luftës pasi ky sektor është nder më të goditurit. Rimbursimin e naftës. Dënojnë konkurencën e pandershme. Por sipas tyre nuk do te ketë rritje të çmimit të biletës.”

Po ashtu edhe përfaqësuesit e transportit në Fier do të fillojnë punën, por kanë kushte. Ata janë shprehur se nëse i japin subvencionim do vazhdojnë, në të kundërt ndërpresin punën.

LEXO EDHE: Ogerta Manastirliu njofton hapjen e Transportit Publik

Kujtojmë se ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi hapjen e Transportit Publik, duke bërë të detyrueshme përdorimin e maskës nga qytetarët.

Ky shërbim u mbyll që në mars pas shpërthimit të rasteve të para të koronavirusit në vend. Hapja e tij ishte mjaft e diskutuar pasi cilësohej me rrezik të lartë. /abcnews.al