Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në Republika Srpskan e Dodikut protestohet pro-Rusisë

schedule15:56 - 12 Mars, 2022

schedule 15:56 - 12 Mars, 2022

Serbët e Bosnjës kanë protestuar sot në Banjallukë të Republika Srpskas në mbështetje të Rusisë dhe agresionit në Ukrainë.

Gazetarja Una Hajdari ka publikuar pamje nga protesta duke shkruar se Ujqit e Natës një klub i motoristëve që ka marrë pjesë në aneksimin e Krimesë ka organizuar protestën.

“Protestat pro-ruse u mbajtën sot në Banjaluke, qendra e entitetit me shumicë serbe të Bosnjës dhe të organizuara nga anëtarët lokalë të Ujqërve të Natës – një klub motoçiklistësh që mori pjesë në pushtimin e Krimesë, shpesh të referuar si “Engjëjt e Putinit”, ka shkruar ajo.

Pak ditë pas agresionit rus në Ukrainë në Beograd poashtu u protestua në mbështetje të Rusisë dhe Putinit./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!