Të paktën 77 palestinezë u vranë dhe 280 të tjerë u plagosën, ndërsa turma ishte në pritje të kamionëve me ndihma në qytetin e Gazës.
Spitali Kamal Advan në Gaza mori trupat e 10 të vdekurve dhe dhjetëra palestinezëve të plagosur nga qyteti perëndimor i Gazës, tha kreu i spitalit Husam Abu Safiya për Reuters.
“Nuk e dimë sa ka në spitalet e tjera”, shtoi ai.
Sipas Reuters, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se nuk ishte në dijeni për ndonjë bombardim izraelit kur u pyet për viktimat palestineze pranë qytetit të Gazës.
/abcnews.al