Në qytetin antik Hattusha gjendet një stoli 2 800 vjeçare e bërë nga fildishi

schedule13:54 - 13 Nëntor, 2023

schedule 13:54 - 13 Nëntor, 2023

Në gërmimet arkeologjik në qytetin antik Hattusha, që gjendet në rrethin Boğazkale të qytetit turk Çorum, është gjendur një stoli prej fildishi e cila vlerësohet se është e vjetër rreth 2.800 vjet.

Gërmimet arkeologjike, të cilat filluar në vitin 1.906 në Hattusha, kryeqytetin e Hititëve të lashtë, nga viti 2006 vazhdojnë në kryesim të Prof. Dr. Andreas Schachner nga Instituti Gjerman i Arkeologjisë.

Në 117-vjetorin e gërmimeve u zbulua një objekt që mund të japë informacion për strukturën e artit të epokës së hekurit.

Në copën e fildishtë prej afërsisht 30 centimetra të gjatë dhe 10 centimetra të gjerë, gjendet një sfinks (statujë me kokë njeriu dhe trup kafshe), një luan dhe dy figura të pemës së jetës.

Studimet shkencore mbi stolinë, figurat e së cilës mund të shihen në kushte të përshtatshme ndriçimi për shkak të shtresës mbi të, janë duke vazhduar.

– Mendohet se është një kuti druri ose një zbukurim mobiliesh prej druri

Kreu i gërmimit, Prof. Dr. Andreas Schachner, në deklaratën për Anadolu tha se vepra e lashtë është gjetur në shtresën e epokës së hekurit në vendin arkeologjik Hattusha, që bart në vete gjurmët e shumë qytetërimeve.

Ai njoftoi se stolia e mbrojtur mirë është e vjetër rreth 2.800 vjet, raporton Anadolu Agency.

“Në periudhën e saj me gjasa të mëdha është përdorur si një kuti druri ose një zbukurim mobiljesh prej druri. Vepra është e thyer nga anët e djathtë dhe të majtë, kurse pjesa e poshtme dhe e lartë është origjinale. Prandaj mund të vlerësohet se të jetë edhe më e gjatë”, tha ai.

Duke folur për rëndësinë e kësaj stolie, Schachner tha se është një vepër unike.

Sipas tij, vepra jep të dhëna të rëndësishme për periudhën e saj. “Nëse ka një vepër të tillë, mund të thuhet se ky vend nuk është më një qytet i vogël, por një më i rëndësishëm, ndoshta një qendër pushteti”, theksoi arkeologu.

Ky objekt, shpjegon Schachner, ka emocionuar ekipin gërmues. “Jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar për arsyen se e gjetëm këtë vepër. Është hera e parë që përballemi me një vepër të tillë që na jep informacion për artin e asaj periudhe. Me të vërtetë është një objekt i rëndësishëm” u shpreh ai.

Schachner shtoi se vepra do të ekspozohet në Muzeun Boğazköy pas përfundimit të studimeve shkencore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!