Babis Anagnostopoulos ka frikë druhet për jetën e tij ndërsa po vuan dënimin pas hekurave pas vrasjes së bashkëshortes, Caroline. Sipas raportimeve, ai beson se kundër tij është “firmosur një kontratë vdekjeje” dhe këtë e ka bërë të ditur babai i 20-vjeçares.
Babai i vajzës 20-vjeçare ka folur për Daily Mail për transferimin në burgun e Malandrinos të ish-pilotit 34-vjeçar, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa vajza Lydia qëndron nën kujdesin e gjyshërve të saj nga ana e nënës.
Lexo edhe: Vrau gruan e tij, Babis Anagnostopoulos në qeli me një shqiptar
Sipas gazetës britanike, Babis Anagnostopoulos tani po e ndan qelinë e tij me një vrasës nga Shqipëria dhe ai dhe avokati i tij druhen se një ose më shumë persona mund të duan ta vrasin.
“Të vuajë fillimisht, e më pas ta likuidojnë, por ngadalë.”
Babai i Caroline, David, i cili jeton me gruan dhe mbesën e tij në Alonissos, tha për Daily Mail: “Duket se ai nuk është i kënaqur me strehimin e tij të ri dhe dëshiron të transferohet përsëri në burgun e Korydallos ku do të ndihej më i sigurt. Ai beson se ka të paktën një, por ndoshta më shumë kontrata vdekjeje në emrin e tij. Unë mendoj se njerëzit me të cilët ishte i përfshirë para se të vriste vajzën, gjithashtu duan t’ia mbyllin gojën…”
Babai i Caroline theksoi se ai duhet të vuajë për të paktën dy vite, përpara se mund ta “heqin qafe.” Sa i përket mbesës së tyre, Lidia, gjyshi i saj tregon se vogëlushja vrapon nëpër shtëpi dhe ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën e Carolines
“Është shumë e bukur ta shohës. Më vjen keq që Caroline ime e dashur nuk është këtu për ta parë. Kjo është një nga arsyet që unë do të bëj gjithçka që mundem që Babis të mos e shohë përsëri vajzën e tij.” /abcnews.al/